Kronika 20 January 2026, 08:49 Nga VNA

Ndërron jetë në QSUT i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Mërkuri

Ndaje në Whatsapp
Ndërron jetë në QSUT i dënuari i sigurisë së

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri, i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë.

“Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë”, njoftuan burgjet.

Mihal Mërkuri ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më datë 20.06.2023 dhe është transferuar në IEVP Burrel më datë 15.02.2025, nga IEVP Korçë.

I ndjeri është shtruar në QSUT më datë 18.01.2026, rreth orës 20:21, dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme (hemoperitoneum).

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme