Kronika 23 August 2025, 16:47 Nga VNA

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji

Ndaje në Whatsapp
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji

Gazetari dhe analisti i njohur shqiptar, Artur Zheji, është ndarë sot nga jeta. Sipas burimeve të para, Zheji ndodhej në një restorant në rrugën Butrinti në qytetin e Sarandës, duke drekuar me familjarët, kur është ndjerë keq.

Menjëherë pas këtij momenti, familjarët kanë njoftuar shërbimin e urgjencës, por pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, ai ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Artur Zheji ka qenë një nga figurat më të spikatura të medias dhe analizës politike në Shqipëri, me një karrierë të gjatë si gazetar, analist, dhe drejtues institucionesh mediatike.

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme