Kronika 31 January 2026, 16:45 Nga VNA

“Mur më mur” me çerdhen dhe kopshtin: Kulla 20 kate te “21 Dhjetori”

Ndaje në Whatsapp

“Mur më mur” me çerdhen dhe kopshtin: Kulla 20 kate te

Në zonën e “21 Dhjetorit,” në Rrugën e Kavajës, ngjitur me “Çerdhen Nr. 24”, “Kopshtin Nr.43” dhe “Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor Nr.2” po ndërtohet një kullë 20-katëshe me katër kate nëntokë.

Punimet në kantier vijojnë, pavarësisht se rreth tij shërbehet kujdes institucional për fëmijët dhe personat me shqetësime të shëndetit mendor. Hapësira mes institucioneve dhe kantierit është “mur më mur”.

Gazetarët e Citizens.al u interesuan për të marrë informacion nëse për projektin në fjalë ka pasur konsultime me institucionet. Nga çerdhja na u tha se informacionet vijnë përmes Drejtorisë së Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës.

Punonjësit pohuan se nuk mund të komentojnë publikisht projektin pa autorizim të drejtorisë, e cila nuk ishte e arritshme për koment.

Shqetësimi për ndikimin social

Kulla quhet “Nomad Building”, ajo është projektuar nga studioja “Dalmat Architecture” dhe po zhvillohet nga kompania “Artech Group”.

Projekti mori lejen e zhvillimit nga qeveria më 2 prill 2024 dhe lejen e ndërtimit rreth një muaj më vonë. Leja theu rregullin e caktuar nga Plani i Përgjithshëm Vendor (PPV), që parashikonte një intensitet ndërtimi 2.8 për zonën dhe lartësi maksimale prej 8 katesh.

Sikurse e kemi analizuar dhe më parë në Citizens.al, norma e kritereve të PPV-së dhe PDV-ve mund të tejkalohet përmes vendimeve të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU), organ që drejtohet nga Kryeministri.

Me vendimet e saj KKTU-ja mund të vendosë përjashtime nga rregulloret. Mirëpo shpeshtësia e këtyre “përjashtimeve” ka bërë që tashmë normë të jenë vetë tejkalimet e planit të përgjithshëm dhe ngritja në intensitet dhe lartësi më të larta.

Në projektin e kullës intensiteti i ndërtimit është 8.8 dhe lartësia ka shkuar në 20 kate.

Zhvilluesit thonë se po i japin zgjidhje zonës që deri në vitin 2024 kishte një strukturim kaotik urban me ndërtesa kryesisht 1-katëshe dhe se në përfundim të projektit rreth 60% e sipërfaqes së truallit do të jepet për shfrytëzim si hapësirë publike.

Megjithatë shqetësues është fakti se projekti po zhvillohet krah tre institucioneve që ofrojnë shërbime shëndetësore dhe edukimi. Punimet zhvillohen me orare deri në 00:00 dhe në fazat e mëvonshme mund të ndikojë edhe më shumë me zhurmat apo nivelin e pluhurave.

Një model që po përsëritet

Ndërtimi i kullave pranë institucioneve arsimore apo shërbimeve publike nuk është më rast i izoluar në Tiranë.
Në ish-Bllok, banorë të tre pallateve pranë shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” protestuan kundër një kulle 16-katëshe që nisi të ndërtohej aty. Çështja po ndiqet aktualisht në gjykatë, ndërsa punimet në terren kanë vijuar.

Në Bulevardin “Bajram Curri” është bërë publik gjithashtu plani për një kullë 19-katëshe pranë shkollës 9-vjeçare “1 Maji”. Një skenar i ngjashëm planifikohet të vijojë edhe pranë Kopshtit Nr.41 te “Rruga Pjetër Budi”, ku një pallat 9-katësh pritet të ngrihet pranë murit të kopshtit.

Në raste të tjera, zhvillimet kanë parashikuar edhe zhvendosjen e institucioneve ekzistuese. Një prej tyre është jetimorja “Zyber Hallulli”, e cila pritet të zhvendoset nga trualli aktual dhe të riorganizohet te zona e ish-vilave gjermane.

Në vend të saj planifikohet ndërtimi i tre kullave deri në 35 kate. Kështu, zhvillimet “mur më mur” me institucionet publike po kthehen në normë teksa transparenca, konsultimi me komunitetin mbeten ende të paqarta./Citizens.al/

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme