Kronika 19 September 2025, 16:49 Nga VNA

Mori 700 euro ryshfet për t’i dhënë leje të burgosurit, GJKKO lë në arrest shtëpie punonjësin e Burgjeve

Ndaje në Whatsapp
Mori 700 euro ryshfet për t’i dhënë leje të

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për Irakli Lekën, i arrestuar më 16 shtator me urdhër të SPAK-ut për veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ai u kap në flagrancë duke marrë para në këmbim të dhënies së një leje të përkohshme për një të dënuar.

Vendimi është dhënë këtë të premte nga gjyqtari i GJKKO-së, Bib Ndreca.

Irakli Leka, punonjës në Burgun e Lushnjës, u denoncua nga emisioni investigativ “Stop”, pasi u filmua teksa merrte 700 euro në këmbim të një leje pesëditore për një të burgosur.

Pas transmetimit të pamjeve, Drejtoria e Burgjeve njoftoi se arrestimi i Lekës u krye në bashkëpunim me SPAK-un.

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme