Kronika 13 January 2026, 21:34 Nga VNA

Misteri pas arratisjes së Altin Ndocit: Targat e “Audi A7” rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë

Ndaje në Whatsapp
Misteri pas arratisjes së Altin Ndocit: Targat e “Audi A7”

Detaje të reja po dalin në dritë lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit. Automjeti tip “Audi A7”, i përdorur për largimin e tij nga ambientet e spitalit, rezulton se kishte targa të denoncuara të vjedhura disa ditë përpara ngjarjes.

Sipas burimeve, targat ishin raportuar si të vjedhura më herët, çka hedh dyshime të forta se arratisja e Ndocit ka qenë e planifikuar në mënyrë të detajuar. Autorët që dyshohet se ndihmuan në largimin e tij kanë ndërmarrë masa për të shmangur identifikimin dhe për të mos ngritur dyshime gjatë lëvizjes së automjetit.

Raportohet gjithashtu se modeli i mjetit nga i cili janë vjedhur targat dhe automjeti i përdorur për arratisjen është i njëjtë, konkretisht “Audi A7”, fakt që përforcon pistën e një skeme të organizuar.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme