Kronika 7 May 2026, 13:17 Nga VNA

Miliona euro për bashkëshorten e Nikolin Jakës për të helmuar studentët e Akademisë së Sigurisë

Ndaje në Whatsapp

Miliona euro për bashkëshorten e Nikolin Jakës për të

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Akademinë e Sigurisë ditën e djeshme, ku 56 studentë kanë përfunduar me urgjencë në spital pas konsumimit të drekës. Ajo që nisi si një vakt rutinë brenda institucionit ku formohen uniformat e ardhshme të shtetit, u kthye në një krizë shëndetësore me komplikacione serioze për dhjetëra kursantë.

Dyshimet kryesore bien mbi cilësinë e ushqimit të shpërndarë brenda Akademisë. Ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siç e ka zakon, ka reaguar vetëm pas alarmit të helmimit. Inspektorët e AKU-së kanë nisur kontrollin në ambientet e prodhimit dhe në Akademinë e Policisë nga ora 19:30 e mbrëmjes deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes (05:30), në kërkim të provave që do të çonin në zbardhjen e shkakut të helmimit masiv.

Kontrata 2.7 miliardë lekësh e "Sori-al"

Në qendër të këtij skandali është kompania "Sori-al", e kontraktuar për shërbimin e kateringut në këtë institucion. Kompania është në pronësi të Alma Tafanit, bashkëshorte e Nikolin Jakës, i cili mban postin e Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Në shkurt të vitit 2025, kjo kompani siguroi tenderin për “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi të punonjësve të Policisë së Shtetit, studentëve dhe të kursantëve në Akademinë e Sigurisë”, me një vlerë prej 2.7 miliardë lekësh. Sipas kushteve të kontratës, "Sori-al" ka detyrimin ligjor dhe kontraktual të sigurojë tre vakte për studentët deri në vitin 2027.

Miliona euro për bashkëshorten e Nikolin Jakës për të

Harta e furnizimit, nga repartet ushtarake te spitalet

Incidenti i djeshëm vë në pikëpyetje jo vetëm sigurinë e këtij shërbimi, por edhe fatin e kontratave të tjera që kjo kompani administron në institucione po aq kritike.

Nëse hetimi vërteton përgjegjësinë e kompanisë në helmimin e 56 studentëve, rreziku mund të jetë shumë më i gjerë. Kjo pasi, rezulton se kompania e Tafanit ka shtrirë "rrjetën" e saj të furnizimit në institucione ku siguria dhe kujdesi duhet të jenë maksimale. Ajo ofron ushqim edhe për Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, Spitalin e Beratit, Repartin Ushtarak nr. 5004 në Zall-Herr, Repartin Ushtarak nr. 5001 (AFA) në Tiranë, pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Tendera miliona euro në mungesë të garës

"Sori-al" është kthyer në një nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike për ushqimin. Një analizë e procedurave tregon se në shumë raste, kompania është shpallur fituese ose në mungesë të plotë të garës, ose përmes skualifikimit të konkurrentëve të tjerë. Vetëm në dy vitet e fundit, ajo ka marrë 6 tendera nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, kontrata të cilat janë aktualisht aktive:

Gusht 2024: Fituese e tenderit 1.1 miliardë lekë për Spitalin Rajonal të Beratit.

Tetor 2024: Fituese e Lotit 1 për Repartin Ushtarak nr. 5001 (Tiranë) me vlerë 4 miliardë lekë – fituar pa asnjë konkurrent në garë.

Nëntor 2024: Siguron "Minikontratën 1" për të njëjtin repart (5001), me vlerë 3.4 miliardë lekë, sërish në mungesë të konkurrencës.

Nëntor 2024: Fiton Lotin 2 për Repartin nr. 5004 në Zall-Herr, me vlerë 708 milionë lekë, si operatori i vetëm pjesëmarrës.

Nëntor 2024: Shpallet fituese në Spitalin Psikiatrik të Vlorës me vlerë 3.1 miliardë lekë. Në këtë procedurë, "Sori-al" fitoi pasi u skualifikua konkurrenti tjetër që kishte paraqitur një ofertë më të arsyeshme ekonomike.

Miliona euro për bashkëshorten e Nikolin Jakës për të 

Miliona euro për bashkëshorten e Nikolin Jakës për të 

Miliona euro për bashkëshorten e Nikolin Jakës për të

Përtej ushqimit, interesat e Alma Tafanit shtrihen edhe në sektorë të tjerë të shërbimeve publike. Ajo zotëron 100% të subjektit “AGS”, një kompani pastrimi dhe lavanterie që ka dominuar tenderat në QSUT. Bëhet fjalë për katër kontrata radhazi, të gjitha pa garë, me vlera 22.3 milionë, 66.5 milionë, 30.8 milionë dhe 108.4 milionë lekë. Po ashtu, ajo kontrollon "AgroAl International" për tregtim ushqimesh dhe zotëron 50% të aksioneve në “AGRO INTEXO” dhe “ZEPA GROUP”, të fokusuara te produktet e qumështit dhe blegtoria.

Paradoksi i sigurisë ushqimore

Ngjarja në Akademinë e Sigurisë ekspozon një dështim të rëndë kontrolli. Ndërsa qeveria organizon takime ku shpall sigurinë ushqimore si prioritet dhe kërkon standarde europiane nga sektori privat, institucionet në varësi të saj furnizohen nga operatorë që duket se i "qerasin" me tendera miliardësh pa monitoruar cilësinë e shërbimit.

Në fund të këtij zinxhiri, ai që paguan koston është qytetari, të cilët paguajnë taksa dhe si shërbim marin helmim nga keqmenaxhimi i tyre.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme