Kronika 28 September 2025, 18:16 Nga VNA

Me mbi 27 kilogramë kokainë në makinë, arrestohet 47-vjeçari shqiptar

Ndaje në Whatsapp
Me mbi 27 kilogramë kokainë në makinë, arrestohet

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë sot në pranga nga autoritetet italiane, pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Sipas raportimeve të mediave vendase, shqiptari po udhëtonte me makinën e tij kur u ndalua nga patrullat e policisë në një pikë kontrolli pranë kabinës së pagesës së autostradës në zonën San Gregorio di Catania. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, uniformat blu zbuluan dhe sekuestruan mbi 27 kilogramë kokainë, një sasi e madhe që dyshohet të ishte destinuar për tregun e paligjshëm të drogës.

Pas sekuestrimit të lëndës narkotike dhe procedurave të para, 47-vjeçari u arrestua dhe u shoqërua menjëherë në komisariat. Autoritetet italiane kanë vendosur ta lënë atë në burg, ku do të vijojë të mbahet në pritje të proceseve të tjera ligjore që do të zhvillohen ndaj tij.

Hetimet paraprake janë në vazhdim për të zbuluar nëse shqiptari ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë trafikimi dhe cilat kanë qenë destinacionet përfundimtare të drogës së kapur.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme