Kronika 15 August 2025, 10:53 Nga VNA

Mbytet pushuesi tek Gjiri i Lalzit

Ndaje në Whatsapp
Mbytet pushuesi tek Gjiri i Lalzit

Një 63-vjeçar është mbytur në detin e Gjirit të Lalëzit në Durrës mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40.

Sipas policisë, viktima është me iniciale I.B. banues në Tiranë dhe dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.

Megjithatë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e sakta.

Njoftimi i policisë:

"Gjiri i Lalëzit/Informacion paraprak-Rreth orës 07:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, duke u larë në det, shtetasi I. B., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut dhe rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës", njoftoi policia. 

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme