Kronika 7 September 2025, 09:51 Nga VNA

Mbante me forcë në banesë një 15-vjeçare, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Mbante me forcë në banesë një 15-vjeçare, arrestohet

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit, pasi mbante me forcë në banesë një vajzë 15-vjeçare, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj dhe duke e penguar të largohej.

Në momentin e ndërhyrjes, efektivët e Policisë gjetën në banesën e tij një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autori i dyshuar, Enea Zeqiri, banues në lagjen nr. 14 të Durrësit, dyshohet se kishte një marrëdhënie intime me të miturën.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte mbajtur me forcë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime dhe nuk e lejonte të largohej nga banesa e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë dhe vënë në pranga shtetasin:

Enea Zeqiri., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme