Kronika 11 March 2026, 17:30 Nga VNA

“Martini nuk u vra nga TikTok”, familja Cani: Tragjedia u përdor si pretekst për censurë

Ndaje në Whatsapp

“Martini nuk u vra nga TikTok”, familja Cani: Tragjedia u

Familja e Martin Canit, 14-vjeçarit të vrarë në nëntor 2024 pas një përleshjeje në shkollë, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli antikushtetues mbylljen e rrjetit social TikTok.

Në një deklaratë publike, familja thekson se vrasja e Martinit nuk ka lidhje me rrjetet sociale dhe akuzon qeverinë se përdori tragjedinë e djalit të tyre si pretekst për censurë dhe manovra politike.

Sipas tyre, shkaku i vërtetë i tragjedisë është mungesa e sigurisë në shkolla, papërgjegjshmëria institucionale dhe dështimet e sistemit shëndetësor, duke përmendur edhe raste të tjera të dhunës mes të miturve në vend.

Familja Cani deklaron se nuk do të heshtë dhe se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për Martinin, duke kërkuar masa reale për sigurinë e fëmijëve dhe jo “reforma kozmetike” apo ndalime të rrjeteve sociale.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme