Kronika 20 February 2026, 11:31 Nga VNA

Mario Çela transferohet në spitalin e Burgjeve, kërkon zëvendësim të masës së sigurisë për arsye shëndetësore

Ndaje në Whatsapp
Mario Çela transferohet në spitalin e Burgjeve, kërkon

Mario Çela, i akuzuar si anëtar i organizatës kriminale që drejtohej nga i vëllai Suel Çela, është transferuar nga paraburgimi për në qendrën spitalore të Burgjeve. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në momentin e ekstradimit nga Belgjika ai ka paraqitur një epikrizë që vuan nga disa probleme shëndetësore dhe për këtë shkak është transferuar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, për arsye shëndetësore, Mario Çela ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë nga GJKKO. Ai akuzohet për akuzën e vrasjes së Bledar Muçës në Belgjikë dhe korrupsion në sektorin privat.

Muça njihej si krahu i djathtë i Ardian Çapjas, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe kundërshtar i grupit kriminal Çela.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme