Kronika 20 March 2026, 10:29 Nga VNA

Magazina me 4 mijë bimë hashashi në pronën e tij, drejtori i burgut të Rrogozhinës hetohet në gjendje të lirë

Ndaje në Whatsapp
Magazina me 4 mijë bimë hashashi në pronën e tij, drejtori i

Drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, do të hetohet në gjendje të lirë pas zbulimit të një magazine në pronësi të tij, brenda së cilës u gjetën 4 mijë bimë hashashi. Gjatë dëshmisë në polici, ku u paraqit vullnetarisht, Bilal Hasa ka deklaruar se me banesën merret i vëllai, Romario. “Nuk kam lidhje me asnjë aktivitet të paligjshëm. Për banesën kujdeset vëllai”, ka deklaruar ai.

Për këtë arsye, policia pasi i ka marrë dëshminë e ka lënë të lirë. Ndërsa në kërkim është shpallur i vëllai i tij. Bilal Hasa është pezulluar nga detyra me vendim të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve derisa të sqarohet ngjarja. Magazina me hashash u zbulua dje në fshatin Kurtaj, Peqin. Në kërkim u shpall dhe përgjegjësi i OSHEE për Peqinin nën dyshimet për shpërdorim detyre.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme