Kronika 30 April 2026, 19:32 Nga VNA

Lidhje familjare me Ballukun/ Arbër Abazi fituesi i miliona eurove tendera nga bashkitë, ARRSH, tek spitalet

Ndaje në Whatsapp

Lidhje familjare me Ballukun/ Arbër Abazi fituesi i miliona eurove tendera

Arbër Abazi, një prej biznesmenëve të njohur, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK për të dëshmuar në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.
Pozita e Abazit në këtë dosje është përforcuar nga lidhjet e tij familjare me ish-ministren, pasi ai është bashkëjetuesi i vajzës së tezes së saj.

Ndërkohë, kompania e tij, “Alko Impex Construction”, rezulton se ka qenë përfituese e një sërë tenderash pranë Ministrisë së Infrastrukturës gjatë periudhës kur ky dikaster drejtohej nga Balluku, procedura të cilat janë nën lupën e hetimit për dyshimet mbi paracaktimin e fituesve.

Emri i biznesmenit ka dalë në dritë veçanërisht gjatë hetimeve për procedurat e ndërtimit të Lotit 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës, ku fitues u shpall bashkimi i operatorëve “Alko-Impex General Construction” dhe “2T” sh.p.k.

Megjithatë, tenderi i Unazës përbën vetëm një pjesëz të mozaikut të qindra kontratave publike që Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit të PS, Sadri Abazi, ka siguruar përmes kompanive të tij, “Alko Impex Construction” dhe “Alko Impex General Construction SHPK”.

"Alko Impex", një perandori tenderash

Sipas të dhënave të "Open Data", “Alko Impex Construction” renditet e gjashta në listën e kompanive që kanë përfituar më shumë fonde publike nga viti 2015 deri më sot. Nga ana tjetër, subjekti “Alko Impex General Construction SHPK” renditet e trembëdhjeta, me një qarkullim prej 23 miliardë lekësh. Gjatë 12 viteve të fundit, këto dy kompani kanë përfituar mbi 106 milionë euro pagesa të ekzekutuara nga Thesari i Shtetit.
Shtrirja e këtyre bizneseve është e gjerë, duke përfshirë thuajse të gjitha institucionet prokuruese: nga bashkitë e vendit, tek Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) dhe institucionet e shëndetësisë.

Lidhje familjare me Ballukun/ Arbër Abazi fituesi i miliona eurove tendera 

Lidhje familjare me Ballukun/ Arbër Abazi fituesi i miliona eurove tendera

Dominimi në bashki dhe "monopoli" i pastrimit

Vetëm në nivel lokal, dy kompanitë e Abazit janë shpallur fituese në 35 tendera, pa llogaritur procedurat ku kanë marrë pjesë në bashkëpunim me operatorë të tjerë. Vihet re një dominim thuajse monopolistik në sektorin e shërbimeve të pastrimit në pjesën dërrmuese të bashkive të vendit. Disa prej rasteve më të spikatura përfshijnë:

Bashkia Kavajë (2022): Tenderi me objekt “Shërbimi i pastrimit të qytetit Kavajë dhe Njësive Administrative Synej, Luz i Vogël e Helmas”, me vlerë 5.5 miliardë lekë.

Bashkia Kavajë (2025): Tenderi me objekt “Shërbimi i pastrimit të Njësisë Administrative Golem”, me vlerë 3.3 miliardë lekë.

Bashkia Himarë (2025): Tenderi me objekt “Pastrimi i Njësive Administrative Himarë, Horë, Vranisht”, me vlerë 2.5 miliardë lekë.

Kompanitë në fjalë kanë siguruar gjithashtu fitore në tendera me vlera që kalojnë shifrën e 2 miliardë lekëve në bashkitë Shkodër, Vlorë, Vorë dhe Elbasan.

Lidhje familjare me Ballukun/ Arbër Abazi fituesi i miliona eurove tendera

Kontratat me ARRSH: Tenderat nën varësinë e ministrisë

Kompanitë e Abazit kanë qenë të suksesshme edhe në garat e zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, institucion në varësi të dikasterit që drejtohej dikur nga Belinda Balluku. Kërkimet tregojnë se këto kompani kanë përfituar 16 tendera nga ARRSH duke garuar të vetme, pa përfshirë procedurat në bashkim operatorësh. Të gjitha këto procedura kapin vlera mbi 1.5 miliardë lekë, dhe ndër më kryesoret janë:

2020: Tenderi për mirëmbajtje me performancë (Shirgjan-Kaçivel-Drizë, Mjekës-Uzinë, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Kodovjat-Mollë Grabovë, Drizë–Poroçan), me vlerë 3 miliardë lekë.

2020: Tenderi për mirëmbajtje me performancë (K/Sauk-Sanatorium, Sauk-Km 29-rot. re Shijon-Ura e Zaranikës, etj.), me vlerë 2.6 miliardë lekë.

2022: Loti 7 i mirëmbajtjes me performancë (Cërrik-Shalës-Belsh-Vlashuk etj.), me vlerë 1.9 miliardë lekë.

2025: Loti 2 i mirëmbajtjes me performancë (Gramsh-Mollë Grabovë etj.), me vlerë 1.7 miliardë lekë.

Lidhje familjare me Ballukun/ Arbër Abazi fituesi i miliona eurove tendera

FSHZH dhe Programi i Rindërtimit

Në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, Arbër Abazi ka siguruar pesë tendera, kryesisht në bashkëpunim me operatorë të tjerë. Ndër to spikasin:

2020: Procedura “Qendrat e ekselencës për zhvillim rajonal dhe vendor”, me vlerë 5 miliardë lekë.

2025: “Investime për Transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit, Loti 3 – Poli i Zhvillimit Turistik në Sarandë Faza 2”, me vlerë 3.3 miliardë lekë.

Po ashtu, përmes programit të rindërtimit, “Alko Impex General Construction” ka përfituar:

Rindërtimi i kopshtit “Niko Hoxha”, Valias, me vlerë 880 milionë lekë. Ndërtimi i rrjetit rrugor dhe infrastrukturës urbane në Marikaj, Bashkia Vorë, me vlerë 449 milionë lekë.

Rindërtimi i njësive të banimit në zonën Laç 1/2 Paketa A, Bashkia Kurbin, me vlerë 6.9 miliardë lekë.

Lidhje familjare me Ballukun/ Arbër Abazi fituesi i miliona eurove tendera

Lidhje familjare me Ballukun/ Arbër Abazi fituesi i miliona eurove tendera

Tenderat në shëndetësi

Fondet e institucioneve të shëndetësisë gjithashtu kanë shkuar drejt kompanive të Arbër Abazit. Në një rast, kompania ka fituar duke garuar e vetme, ndërsa në dy të tjera si bashkim operatorësh.

2016: Rikonstruksion i urgjencës dhe sistemit të ngrohjes, Spitali Librazhd, me vlerë 120 milionë lekë.

2025 (përmes Operatori i Blerjeve të Përqendruara): Rikonstruksioni i godinës së Djegie-Plastikës në QSUNT, Tiranë, me vlerë 5.2 miliardë lekë.

2025: Rikonstruksion i godinës qendrore të Spitalit Pogradec, me vlerë 2.9 miliardë lekë.

Lidhje familjare me Ballukun/ Arbër Abazi fituesi i miliona eurove tendera

Këto kontrata shumëmilionëshe ngrenë pikëpyetje të forta mbi mënyrën e përzgjedhjes së fituesve, pasi në shumë procedura rezulton se ofertat më të mira janë skualifikuar ose gara është zhvilluar pa konkurrencë reale. A ka pasur favorizim për shkak të lidhjeve të ngushta mes biznesmenit dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku? Kjo mbetet tashmë në dorën e SPAK për t'u zbardhur.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme