Kronika 8 September 2025, 21:17 Nga VNA

Lala jep detaje nga masakra në Shkodër: Ishin ulur në kafe, autori i ndoqi me automatik dhe hapi zjarr

Ndaje në Whatsapp
Lala jep detaje nga masakra në Shkodër: Ishin ulur në kafe,

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, ka folur për masakrën e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Lala tha se autori i dyshuar i krimit, Ragip Gila, ka hyrë me automatik në kafenenë ku qëndronte shënjestra dhe persona të tjera dhe ka hapur zjarr, duke vrarë Armando Palin dhe Liridon Krajën. Shënjestra e atentatit Erogen Brajovic është plagosur dhe vijon të jetë në spital, ndërkohë që është plagosur edhe kamarierja e lokalit. 

“Ngjarja ka ndodhur në orën 8:50 të mëngjesit. Erogen Brajovic, banon mbi lokalin ku ka ndodhur masakra. Është ulur në lokal ku është takuar me një pjesëtar të familjes së tij, Liridon Kraja, që është i martuar me kushërirën e tij dhe me Armando Palin, ish koleg në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Kur janë ulur në lokal, në afërsi të lokalit, është afruar një motor dhe më pas personi me skafandër dhe automatik, është afruar në tavolinën e tyre, dhe ka qëlluar me breshëri.

Ata kanë tentuar të shmangen dhe kanë hyrë në ambientet e brendshme, por autori i ka ndjekur nga pas duke lënë të vrarë Armando Palin. Ka mbetur i palgosur rëndë Liridon Kraja, por më pas ka ndërruar jetë. Ka mbetur i Plagosur Brajovic dhe kamarierja e lokalit, Meri Kaceri.

Autori i dyshuar Ragip Gila, ka dalë nga ana e pasme e lokalit dhe nën kërcënimin e armës, ka nxjerrë drejtuesin jashtë dhe ka rrëmbyer makinën.

Policia ka dyshime se viktimat janë të pafajshme. Armando Pali nuk ka rekord kriminal, ka qenë zyrtar shtetëror. Po ashtu edhe Liridon Kraja, pavarësisht se ishte dhëndër në familjen Brajovic, nuk kishte rekorde. Po ashtu as kamarierja", deklaroi Lala. 

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme