Kronika 5 February 2026, 22:39 Nga VNA

Lala: Janë qëlluar rreth 30 herë me kallashnikov në përplasjen me armë në Lezhë

Ndaje në Whatsapp
Lala: Janë qëlluar rreth 30 herë me kallashnikov në

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje të rënda lidhur me ngjarjen e ndodhur në Lezhë, ku disa pjesëtarë të familjes së ish-deputetit Arben Ndoka janë përfshirë në një përplasje me armë zjarri me nipin e Ardjan Nikulajt dhe një punonjës policie, brenda një berberhane.

Sipas Lalës, gjatë përplasjes janë qëlluar dhjetëra herë, përfshirë rreth 30 herë me armë automatike kallashnikov. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur rëndë pronari i berberhanes, Sokol Daci, i cili nuk kishte asnjë lidhje me konfliktin dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Gazetarja theksoi se konflikti mes palëve ka qenë i mëparshëm dhe se, sipas saj, shteti ka dështuar të ndërhyjë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, duke lejuar që të dyja palët të shoqërohen nga efektivë policie.

"Po të shohësh pamjet, kuptohet se është qëlluar dhjetëra herë.

Mënyra si u soll Policia me këtë ngjarje, në momentet e para u përpoq ta relativizonte si gjë banale, për të thënë që Sokol Daci, pronari i berberhanes, u plagos. U mor vesh në media se brenda ishte një punonjës policie, sot i arrestuar dhe nipi i Ardian Nikulajt, Merando Nikulaj. Brenda berberhanes ka vajtur Nikulaj dhe punonjësi i armatosur. Pak minuta më vonë kanë vajtur dy automjete, disa persona me kallashnikov dhe shkopa bejzbolli dhe kanë qëlluar. Nga brenda ka qëlluar polici. Ka mbetur i palgosur Sokol Daci, është në gjendje të vështirë shëndetësore.

Janë shpallur në kërkim tre pjesëtarë të familjes së ish deputetit Arben Ndoka, mendoj se shteti ka dështuar të parandalojë.

Mes Merando Nikulaj dhe pjesëtarëve të familjes Ndoka ka patur sherr në gusht të vitit të kaluar. Nikulaj ka goditur me automjet dy pjesëtar të familjes Ndoka, në afërsi të zonës që e konsiderojnë si zonën e rrezikut dhe nuk pranojnë njeri të afrohet.Në vend që shteti, të merrte masa për parandalimin e ngjarjes, ka lejuar zyrtarë të policisë, që ca të mbrojnë Nikulajt dhe ca Ndokët. E shoh si ngjarje problematike, ka një gjë në veri të vendit, kur nis nuk di të ndalojë. E ka fal plumbi, themi ne, sepse të qëllosh me kallashnikov 30 herë të ka fal plumbi. Efektivi ka qëlluar me armë.

Shteti në vend të vërë rregull, është ndarë në parcela, ca mbrojnë njërin dhe ca tjetrin.”

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme