Kronika 2 November 2025, 09:52 Nga VNA

Ky është 36-vjeçari i vrarë nga kushëriri i tij në Selenicë

Ndaje në Whatsapp
Ky është 36-vjeçari i vrarë nga kushëriri i tij
Dalan Alliaj

Personi në foto është Dalan Alliaj, 36-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm, Vlorë, pasi u qëllua me pesë plumba nga kushëriri i tij, Bertil Alliaj.

Alliaj ishte administrator i kompanisë Allidagu në Fier, me aktivitet në prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen e ushqimeve, mbarështimin e kafshëve në fermat agroblegtorale, tregtinë e kafshëve të gjalla si dhe servis dhe tregti automjetesh.

Bertil Alliaj qëlloi për vdekje kushëririn pranë banesës së tij për motive ende të paqarta. Pas ngjarjes, autori u arratis në zonën malore të Gjormit, por u arrestua disa orë më vonë nga policia. Trupi i 36-vjeçarit u gjet nga familjarët dhe më pas u transportua në spital, ku konstatohet vdekja.

Autori është marrë në pyetje rreth një orë, por nuk ka pranuar të japë arsyet e konfliktit. Ai u shpreh:

"Arsyen pse e vrava nuk do ta rrëfej për shkak të gruas dhe fëmijëve të tij. Por ai bënte një gabim të rëndë në mënyrë të vazhdueshme prej kohësh. Ia kam thënë disa herë, por ai merrte dy viza e vazhdonte. Ai mund të kishte lekë, por nuk mind të më perqeshte", është shprehur autori i dyshuar.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme