Kronika 29 January 2026, 16:24 Nga VNA

Kushtetuesja pa vendim për Ballukun, zv.kryeministrja rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit

Ndaje në Whatsapp

Kushtetuesja pa vendim për Ballukun, zv.kryeministrja rekurs në

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku paraqet rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkon shfuqizimin e vendimit të Apelit të Posaçëm që la në fuqi masën e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit” për të.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka ngritur pretendime lidhur me masën e pezullimit nga ushtrimi i funksioneve, pasi Apeli i Posaçëm tha se do të shprehet lidhur me masën ndaluese, pasi të njihet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit, ende nuk ka dalë me një vendim lidhur me kërkesën e kryeministrit, i cili pretendon se pezullimi nga detyra i një anëtari të kabinetit qeveritar është antikushtetues. Vendimi i Kushtetueses pritet të shpallet në fillim të javës së ardhshme.

Belinda Balluku është e pandehur nga SPAK për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa nën hetim për tendera të tjerë në vlerë miliona euro. SPAK ka kërkuar leje në Kuvend për arrestimin e saj, por edhe Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve vendosi ta shtyjë mbledhjen derisa Kushtetuesja të shprehet për çështjen.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme