Kronika 23 February 2026, 13:54 Nga VNA

“Kush është intimiduar?” – Manja përballet me SPAK në Këshillin e Mandateve për çështjen ‘Balluku’

Ndaje në Whatsapp

“Kush është intimiduar?” – Manja përballet me

Debati në Këshillin e Mandateve për kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut është shoqëruar me pyetje të drejtpërdrejta nga deputeti Ulsi Manja, drejtuar prokurorëve të çështjes.

Manja kërkoi sqarime mbi pretendimet e prokurorisë se Balluku, drejtpërdrejt ose përmes palëve të tjera, ka kërcënuar persona të lidhur me hetimin.

“Këta që janë kërcënuar janë dëshmitarë apo të pandehur?” – pyeti Manja.

Përfaqësuesit e SPAK u përgjigjën se bëhet fjalë si për persona të pandehur të tjerë, ashtu edhe për dëshmitarë që nuk janë nën hetim.

Manja vijoi me një tjetër pyetje: “A janë sekuestruar të gjitha provat?”

Prokuroria u përgjigj shkurt: “Jo.”

Në vijim, anëtari i Këshillit kërkoi të dijë se cili është mekanizmi përmes të cilit Balluku mund të prishë provat, duke qenë – sipas tij – e pezulluar nga detyra.

Prokurori u përgjigj se Balluku është ende në detyrë dhe se mekanizmi i mundshëm konsiston në takime me vartësit.

Seanca në Këshillin e Mandateve po vijon mes debatesh, ndërsa kërkesa e SPAK për autorizim për masë më të rëndë sigurie ndaj Ballukut pritet të kalojë më pas për votim në Kuvend.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme