Kronika 7 March 2026, 12:36 Nga VNA

Kush është i forti i Vlorës, Inez Hajrulla, që i shpëtoi aksionit të RENEA-s sot në Vlorë

Ndaje në Whatsapp

Kush është i forti i Vlorës, Inez Hajrulla, që i

Inez Hajrulla dhe krahu i tij i djathtë Ervis Matodashaj i shpëtuan një aksioni të RENEA-s për arrestimin e tyre, pasi SPAK ka firmosur masa sigurie për ta, nën dyshimet për vrasjen e Gentian Qarrit në 2021.

Hajrulla, është ndoshta emri më i rrezikshëm i botës së krimit për momentin në Vlorë dhe iu ka mbijetuar disa atentateve, përgjatë viteve 2017, 2019 dhe 2023.

Në 2017, Hajrulla u tentua të eleminohej nga një atentat me tritol, në një nga lokalet që frekuentohej nga Ediso Harizaj, i cili u vra në 2018 në Durrës. Në krye të grupit kriminal të Edison Faqedjegurit, pasi vrasjes së këtij të fundit u ngjit Hajrulla një vit pasi mundi ti mbijetonte shpërthimit të tritolit. Dy vite më vonë, 2019, Hajrulla ishte në shoqërinë e Ervis Matodoshajt duke pirë kafe në zonën e njohur si “7 pallatet Oslo”, kur u qëllua në drejtim të tij. Ai arriti të mbijetonte, ndërsa u plagos rëndësisht Dajko Canodemaj.

Në gusht 2023, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodoshaj dyshohet se ishin shënjestër e një atentati që u parandalua nga Policia e Vlorës, e cila në atë kohë arrestpoi Amarildo Nikollin, që më pas mori statusin e të penduarit të drejtësisë. Ai zbuloi para SPAK se porositësi i vrasjes ishte Leonard Luzi.

Leonard Luzi është dënuar me 7 vite e 4 muaj, Amarildo Nikolli u dënua për shkak të statusit 2 vite e 9 muaj burg dhe tashmë ka rifituar lirinë, ndërsa Muharrem Koroveshi u dënua përfundimisht me 6.8 vite burg.

Vetë Inez Hajrulla është i dyshuar për krime të rënda, por zyrtarisht i dënuar në 2018 me shërbim prove për akuzat “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme