Kronika 6 May 2026, 14:42 Nga VNA

Kur KLGJ "guxon" të mos shohë presionin politik, 170 faqe raport në Kuvend, por asnjë fjalë për sulmet

Ndaje në Whatsapp

Kur KLGJ "guxon" të mos shohë presionin politik, 170 faqe

Në një dokument prej mbi 170 faqesh, që supozohet të jetë pasqyra e shëndetit të drejtësisë shqiptare për vitin 2025, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka arritur një rekord të ri: të flasë gjatë pa thënë asgjë për atë që e kërcënon sistemin më shumë se çdo gjë tjetër, presionin politik. Ndërkohë që viti 2025 u karakterizua nga retorika të ashpra, sulme direkte ndaj trupës gjyqësore dhe etiketime politike nga të dyja krahët e politikës, KLGJ ka zgjedhur "politikën e strucit".

Ndryshe nga SPAK-u apo shoqatat e gjyqtarëve, të cilat në raportimet e tyre e vënë theksin te rreziku i intimidimit të gjyqtarëve, KLGJ mjaftohet me vetëm katër deklarata për shtyp në mbrojtje të dinjitetit të gjyqtarëve gjatë gjithë vitit, të cilat i klasifikon si reagime ndaj "sulmeve mediatike", duke e anashkaluar plotësisht burimin politik të këtyre sulmeve.

Ky raport dëshmon një institucion që është më shumë i shqetësuar për "sigurinë kibernetike" dhe "arkivimin e fletëve" sesa për integritetin e gjyqtarëve përballë presioneve që vijnë nga zyrat e pushtetit.

Ndërsa politika shqiptare tundte themelet e gjykatave, nga sulmi nominal që ju bënte Rama gjyqtarëve, tek deklaratat e egra të Berishës për ta, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk e sheh të arsyeshme, që të kërkojë vëmendjen e Kuvendit.

KLGJ raporton me krenari se janë digjitalizuar saktësisht 12,937,316 fletë. Duket se numërimi i çdo letre është prioritet më i lartë se numërimi i sulmeve politike që synojnë të diktojnë se çfarë shkruhet në ato letra.

KLGJ ankohet se nga 9.3 miliardë lekë të kërkuara, iu dhanë "vetëm" 6.8 miliardë. Një dramë e vërtetë financiare që me sa duket e bën të pamundur blerjen e një lapsi me të cilin mund të shkruhej fjala "presion politik" në raport.

Institucioni shqetësohet për hakerat që mund të vjedhin të dhënat, ndërkohë që "hakerat" e vërtetë të sistemit, politikanët që hyjnë në proceset gjyqësore përmes ekraneve dhe deklaratave publike, nuk konsiderohen as si virus e as si malware.

Raporti është i mbushur me terma si "treguesi WR", "treguesi CR" dhe "treguesi DT". KLGJ preferon të flasë në gjuhën e kodeve teknike evropiane, ku nuk ka nevojë të përkthehet asnjëherë termi "shantazh politik".

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme