Kronika 11 October 2025, 21:11 Nga VNA

Kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet polici në Krujë

Ndaje në Whatsapp
Kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet polici në

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi punonjësin e policisë Elson Leka me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Fushë - Krujë, pas dyshimeve për kultivim hashashi dhe armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i tij u bë i mundur në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, ku nga hetimet proaktive me metoda speciale dyshohet se pununonjësi i policisë në bashkëpunim me vëllain e tij Ç. L., (i shpallur në kërkim), rreth orës 11:30 kanë qenë të pranishëm në një zonë pyjore në Njësinë Administrative Cudhi, Krujë, ku janë konstatuar parcela me 65 bimë narkotike të dyshuar “Cannabis Sattiva”. Pasi kanë konstatuar praninë e policisë janë larguar për ti shpëtuar kapjes.

Nga kontrolli fizik iu gjetën dy armë zjarri tip pistoletë të markës “TT” dhe një sasi fishekë. Gjatë kontrollit të banesës gjithashtu u gjet një sasi tjetër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme