Kronika 22 September 2025, 09:49 Nga VNA

Kthyen banesën me qira në ‘strehë’ prostitucioni në Durrës, arrestohen tre kineze

Ndaje në Whatsapp
Kthyen banesën me qira në ‘strehë’ prostitucioni

Policia e Durrësit godet një rrjet prostitucioni.

Në pranga përfunduan 3 shtetase kineze, të cilat kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion.

Shtetaset kineze:

M. Y., 41 vjeçe, J. B., 43 vjeçe dhe L. H., 47 vjeçe dyshohen për veprat penale
“Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit A. Gj., O. Ll., V. N., A. K. dhe A. G.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 3 shtetaset kineze kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Gjatë kontrollit në ambientet e apartamentit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 pasaportat e shtetaseve kineze, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 8 celularë dhe 11 karta të bankave të Republikës së Kinës dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme