Kronika 8 October 2025, 14:47 Nga VNA

Kthyen apartamentin në Durrës në qendër prostitucioni, arrestohen dy shtetase të huaja

Ndaje në Whatsapp
Kthyen apartamentin në Durrës në qendër prostitucioni,

Dy vajza, njëra 34-vjeçare nga Venezuela dhe tjetra 24-vjeçare nga Kolumbia, janë arrestuar nga policia e Durrësit nën akuzën e ushtrimit të prostitucionit. Uniformat blu zbuluan në lagjen 12 të qytetit një apartament që përdorej për këtë aktivitet të paligjshëm. Të arrestuarat kishin marrë me qira banesën pikërisht për këtë qëllim.

Gjithashtu, për tre shtetas të tjerë me inicialet M. A., A. A. dhe D. T., ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën e prostitucionit.

Si prova materiale u sekuestruan një shumë parash, që dyshohet të jetë fituar nga prostitucioni, 6 telefona celularë dhe dokumente identifikimi të të arrestuara.

Njoftimi i policisë

Durrës/Hetime intensive në vijim dhe kontrolle në ambiente të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “STORM 7”.

Zbulohet në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetaset e huaja që e kishin marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim.

Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme