Kronika 12 January 2026, 10:27 Nga VNA

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi: Shpejtësia pa arsyetim rrezikon sigurinë juridike

Ndaje në Whatsapp
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi: Shpejtësia pa

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, tha se mungesa e një praktike gjyqësore të njëtrajtshme krijon pasiguri për qytetarët dhe dobëson besimin publik në drejtësi.

Në konferencën “Cilësia e drejtësisë: qartësi dhe koherencë në interpretim, siguri juridike në zbatim”, Sadushi theksoi se cilësia e drejtësisë nuk matet me shpejtësinë e gjykimit apo me statistika, por me forcën e arsyetimit, qartësinë dhe parashikueshmërinë e vendimeve.

Sipas tij, shpejtësia pa arsyetim dhe pa koherencë kthehet në rrezik për sigurinë juridike, ndërsa vendimet e pakuptueshme nuk e mbyllin konfliktin, por e shtyjnë atë në apel dhe rigjykim.

Sadushi nënvizoi se koherenca e jurisprudencës nuk është luks, por garanci për barazi dhe siguri juridike, duke shtuar se qytetari ka të drejtë ta parashikojë drejtësinë dhe jo ta “hamendësojë” atë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme