Kronika 12 February 2026, 13:58 Nga VNA

Kreu i SPAK, Klodjan Braho takohet me Presidentin e Eurojust

Ndaje në Whatsapp
Kreu i SPAK, Klodjan Braho takohet me Presidentin e Eurojust

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho është takuar këtë të enjte me Presidentin e Eurojust-it, Michael Schmid.


Takimi është zhvilluar në selinë qendrore të Eurojust-it.

Vetëm pak muaj më parë, nga Tirana presidenti Michael Schmid paralajmëroi rritje të nivelit të bashkëpunimit mes SPAK dhe Eurojust për të luftuar grupet kriminale.

Ai u takua gjatë Forumit të 2-të Konsultativ të Kryeprokurorëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë edhe me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ku të dy vlerësuan rolin e SPAK-ut, i cili shihet si një faktor që ndryshon rrënjësisht situatën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke forcuar sundimin e ligjit dhe besimin publik.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme