Kronika 13 January 2026, 16:42 Nga VNA

Blinte vota për vajzën/ GJKKO dënon babain e ish-kandidates për deputete në Fier

Ndaje në Whatsapp

Blinte vota për vajzën/ GJKKO dënon babain e ish-kandidates

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dhënë dënimin për Vladimir Lushkajn dhe Pandeli Bozhën, të akuzuar nga SPAK për korrupsion në zgjedhje.

Pandeli Bozha, babai i ish-kandidates për deputete të PSD-së në Fier, Limonera Bozha, u dënua me 1,5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 1 vit burgim, i kthyer në shërbim prove për 24 muaj, me kusht që gjatë kësaj periudhe të mos kryejë vepër tjetër penale. Ai u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Ndërsa Vladimir Lushkaj u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, sipas nenit 328/b të Kodit Penal. Për të, gjykata vendosi përjashtimin nga dënimi.

Gjykata gjithashtu ka sekuestruar si prova materiale një kartmonedhë prej 2,000 lekësh, e konsideruar shpërblim për veprën penale, si dhe një fletë të ngjashme me fletët e votimit ku emri i kandidatit ishte i shënuar me ngjyrë portokalli. Të dy këto prova do të bëjnë pjesë në dosjen e gjykimit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme