Kronika 17 January 2026, 09:24 Nga VNA

Kontrollet në kullën “Green Tower”, SPAK dhe BKH zbulojnë call center dhe portofole kripto me vlerë miliona euroshe

Ndaje në Whatsapp

Kontrollet në kullën “Green Tower”, SPAK dhe BKH

SPAK dhe BKH vijojnë edhe sot kontrollet në kullën “Green Tower” në Tiranë, ku gjatë operacionit janë zbuluar call centera dhe dhjetra portofole kripto me vlera që arrijnë në miliona euro.

Sipas burimeve, gjatë kontrolleve janë arrestuar 10 persona, ndërsa dy pronarët janë shpallur në kërkim. Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas italian.

Kontrollet filluan dje, ku u inspektuan gjashtë kate të ndërtesës, dhe po vijojnë edhe sot pasi hetuesit kanë konstatuar prova të shumta materiale. Ndërkohë, BKH po merr dëshmi nga personat e përfshirë në hetim.

Hetimi po kryhet në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe është pjesë e operacioneve të vazhdueshme për ndjekjen e aktiviteteve të paligjshme në fushën e kriptomonedhave dhe shkeljeve financiare.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme