Kronika 14 March 2026, 11:12 Nga VNA

Konfederata e Sindikatave denoncon: Si u tentua të fshihej aksidentimi i 3 minatorëve

Ndaje në Whatsapp
Konfederata e Sindikatave denoncon: Si u tentua të fshihej aksidentimi i 3

Pas publikimit të rastit të djeshëm, ku një minator u plagos në galeritë e minierës së bakrit në Spaç dhe ngjarja po tentohej të mbahej e fshehur nga kompania turke “Tete Albania” dhe policia, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë denoncon sërish se aksidente të shumta në minierat e vendit nuk bëhen publike, duke rritur shqetësimin për sigurinë e punonjësve.

Sipas raportimeve të inspektorëve, në dymujorin të parë të vitit 2026 kanë ndodhur 3 aksidente në galeritë e minierave në Bulqizë, por rastet nuk janë bërë publike.

Më 6 shkurt minatori 38-vjeçar Ardian Manuka, i punësuar në kompaninë RAFA GROUP, gjatë punës në galeri u godit në këmbën e majtë nga një copë mineral, duke i shkaktuar frakturë. Aksidenti ndodhi teksa punonjësi po kontrollonte frontin e punës dhe kishte rolin e përgjegjësit, ndërsa inspektorët deklaruan se mosvlerësimi i rrezikut nga vetë i plagosuri shkaktoi ngjarjen.

Më 21 shkurt 2026, në galeritë që administrohen nga kompania Çupi Group u aksidentua punonjësi 45-vjeçar Dritan Kadi, me detyrë vagonist në nëntokë, i cili u plagos gjatë pastrimit dhe ngarkimit të materialit në galerinë 37/1. Një gur i grumbulluar u rrokullis dhe e goditi në këmbën e majtë, duke i shkaktuar frakturë në pjesën e poshtme. Inspektorët konstatuan se aksidenti lidhej me lëvizjen e materialit dhe moskujdesin e punonjësit gjatë operacionit.

Në të njëjtën ditë, në galeritë që administrohen nga kompania Albmine & Chrome, punëtori Aqif Peti, 47 vjeç, u plagos gjatë ndërtimit të armaturës në Galerinë 15. Një kapel druri rrëshqiti gjatë montimit dhe e goditi në këmbë. Inspektorët vunë në dukje se rrëshqitja e elementeve të drurit të lagur dhe pesha e tyre, së bashku me mungesën e kujdesit nga punonjësi, shkaktuan aksidentin. Në të tre rastet, inspektorët rekomanduan riinstruktim të punonjësve mbi rregullat e sigurisë, rritje të vëmendjes në zonat me rrezik materialesh të lëvizshme, përforcim të armatimeve dhe vendosje të parmakëve mbrojtës.

Nisur nga këto raporte, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë hedh akuza të forta ndaj kompanive, për të cilat thotë se punonjësit kryejnë punë jashtë profesionit dhe kapaciteteve të tyre profesionale e fizike dhe në minierë mungon personeli i kualifikuar për sigurinë dhe shëndetin në punë, nuk funksionojnë këshillat e sigurisë dhe nuk kryhet vlerësimi ligjor i rrezikut.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme