Kronika 10 August 2025, 13:36 Nga VNA

Kolonë e gjatë automjetesh në Kakavijë, fluksi i turistëve në rritje për festat e gushtit

Ndaje në Whatsapp
Kolonë e gjatë automjetesh në Kakavijë, fluksi i

Në Pikën Kufitare të Kakavijës, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, janë krijuar radhë të gjata automjetesh për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve që vijnë për pushime në Shqipëri. Kolona nga pala greke ka arritur deri në 3 kilometra gjatësi.

Pala shqiptare po punon me tre sportele, ndërsa pala greke me dy, por vonesat vazhdojnë për shkak të numrit të madh të udhëtarëve që kalojnë në të dyja drejtimet.

Sipas të dhënave zyrtare të PKK Kakavijë, gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 15,112 shtetas, prej të cilëve 10,551 kanë hyrë në Shqipëri dhe 4,561 kanë dalë. Gjithashtu janë përpunuar 4,942 automjete, 3,578 në hyrje dhe 1,364 në dalje.

Ky fluks i lartë pritet të vazhdojë deri më 15 gusht, data e festës së Shën Mërisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme fetare për komunitetin ortodoks. Pas kësaj date, pritet që fluksi të zhvendoset drejt daljeve nga Shqipëria, ndërsa gushti mbetet periudha më e ngarkuar për këtë pikë kufitare gjatë sezonit turistik.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme