Kronika 5 February 2026, 17:08 Nga VNA

Koçiu dhe Proda dështojnë të ndalojnë monopatinat në rrugë, “aksioni i madh” kthehet në kaos për qytetarët

Ndaje në Whatsapp

Koçiu dhe Proda dështojnë të ndalojnë monopatinat

Katër muaj më parë, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dolën me solemnitet para kamerave për të njoftuar ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike në Tiranë, duke paralajmëruar masa drastike për “sigurinë e qytetarëve”, pasi sipas tyre rastet e aksidenteve kishin shtuar alarmin.

Fill pas deklaratave madhështore, Policia Rrugore “veproi” duke bllokuar rreth 2 mijë monopatina. Pamjet e aksionit u shpërndanë gjerësisht, duke krijuar iluzionin se një goditje serioze ndaj kaosit në rrugë po ndodhte.

Por ndërsa qytetarët prisnin me padurim rregulloren e re që do të sillte “rend dhe disiplinë”, aksioni gradualisht u shua. Sot, pa asnjë rregullore dhe pa kontrolle reale në terren, monopatinat kanë rikthyer lirinë e tyre në rrugët e Tiranës. Çdo qytetar mund të lëvizë sërish pa kufizime, ndërsa policia duket se ka marrë një “pushim të merituar”.

Ndërkohë, monopinat e bllokuara po kthehen, por me problematika. Disa qytetarë nuk i gjejnë më, duke lënë hapësirë për dyshime mbi mënyrën se si janë administruar dhe ruajtur.

Dhe kështu, një aksion që nisi me bujë, kamera dhe solemnitet, ka përfunduar me një mësim për ministren dhe drejtorin e policisë, që nëse do bënin më pak propagandë dhe më shumë veprim në terren, të paktën qytetarët nuk do humbasin monopatinat e tyre.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme