Kronika 29 August 2025, 10:16 Nga VNA

KLP më 1 shtator liron nga detyra Aida Hajnaj. Kush do të jetë kreu i ri i BKH?

Ndaje në Whatsapp
KLP më 1 shtator liron nga detyra Aida Hajnaj. Kush do të jetë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet më datë 1 shtator 2025 dhe në rend dite do të jetë miratimi i Projektvendimit: “Për lirimin nga detyra të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Pra KLP do të lirojë nga detyra Aida Hajnajn, drejtoreshën aktuale të BKH-së mandati i së cilës përfundon më datë 31 gusht. Në garë për të marrë drejtimin e FBI-së shqiptare janë shtatë kandidatë, Gentian Ndoj, Jon Keta, Gledis Nano, Artur Beu, Andi Pogaçe, Elton Kërluku dhe Gentjan Shehaj, të cilët tashmë po i nënshtrohen verifikimit të figurës dhe kontrollit të pasurive. Me gjasë, SPAK nuk do të jetë në gjendje ta përfundojë këtë proces brenda afatit pasi procesi varet edhe nga institucionet e tjera.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme