Kronika 7 March 2026, 08:10 Nga VNA

Klodiana Lala: Proda do largohej edhe sikur të mos sulmohej Vila 31. I bëri shumë dëme Policisë

Ndaje në Whatsapp

Klodiana Lala: Proda do largohej edhe sikur të mos sulmohej Vila 31. I

Gazetarja Klodjana Lala rrëfeu mbrëmë në emisionin “Kjo Javë”, kulisat e shkarkimit të kryepolicit Ilir Proda, që publikisht u deklarua si dorëheqje. Ajo tha se shkarkimi i kreut të bluve ishte i paracaktuar dhe i pritshëm, edhe nëse nuk do të kishin ndodhur ngjarjet tek “Vila 31” gjatë protestës së opozitës më 28 shkurt.

Gjithashtu shpjegoi se Proda i kishte bërë shumë dëme policisë dhe njëkohësisht ishte nën verifikim nga SPAK pas skandaleve te AKSHI, akuzave të hedhura ndaj tij për lidhje me eksponentë të krimit dhe veçanërisht Ergys Agasin.

“Proda do të largohej edhe nëse nuk do ishte rasti i sulmit të Vilës 31. Por edhe për shkak të dosjeve që po hetoheshin, çështjes së AKSHI-t ku edhe vartës të tij ishin të përfolur apo implikuar, apo lidhjet e dyshuara me biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, pengmarrjet e ndodhura për shkak të AKSHI-t”, tha gazetarja.

Lala nënvizoi se ka pasur edhe ngjarje më të rënda në Shqipëri, por asnjëherë kryepolici nuk ishte shkarkuar, ndaj komentoi se kjo lëvizje ishte një valvul shkarkimi politike nga ana e kryeministrit Rama.

“Ka pasur ngjarje më të rënda kriminale në Shqipëri, ka ndodhur edhe 21 Janari, por nuk është larguar drejtori i përgjithshëm i Policisë, por mendoj se shkarkimi i Prodës u bë edhe si valvul shkarkimi nga Rama. Kjo edhe pas reagimeve të ambasadave të akredituara në Tiranë që dënuan dhunën, pasi në vilë kishte turistë të huaj dhe në këto rrethana erdhi largimi”, vijoi ajo.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme