Kronika 11 November 2025, 16:45 Nga VNA

Kishte shkuar të merrte nga aeroporti Gilmando Danin, shoferi i plagosur është punonjës i AMP-së

Ndaje në Whatsapp
Kishte shkuar të merrte nga aeroporti Gilmando Danin, shoferi i plagosur
Muçi Sheljani (Sheqeri)

Muçi Shaljani është personi që mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur rreth një orë më parë pranë Rinasit, mësohet se prej muajit shtator është punonjës i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Shaljani, i njohur dhe me mbiemrin Sheqeri u plagos me një plumb në kokë dhe u transportua me urgjencë drejt Traumës, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Shaljani (Sheqeri) rreth 40 vjeç, drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz S” ku brenda ishte edhe Gilmando Dani i sapo kthyer nga Barcelona, kur drejt tyre u hap zjarr.

Nga të shtënat humbi jetën Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Dani ishte një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri. Ai ka qenë pjesë e grupit që vendoste gjoba për biznesmenët në Tiranë dhe ka marrë drejtimin pas burgosjes së Emiljano Shullazit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme