Kronika 29 October 2025, 14:48 Nga VNA

Kishte ardhur të punojë në Tiranë, 20-vjeçarja indoneziane lind fëmijën dhe e braktis

Ndaje në Whatsapp
Kishte ardhur të punojë në Tiranë, 20-vjeçarja

Një indoneziane, 20-vjeçare bashkë me shoqet e saj kishte udhëtuar 5 muaj më parë nga vendi i saj drejt Shqipërisë, pasi kishte siguruar një kontratë pune si pastruese në një lokal në kryeqytet. Ata ishin vendosur në një shtëpi me qira në zonën e Brrylit në Tiranë.

Në këtë banesë, A.P, solli në jetë një vajzë dhe e braktisi foshnjën, për shkak të situatës së vështirë ekonomike ku ndodhej.

Sipas hetuesve ajo ishte në muajin e 5 të shtatzanisë kur mbërriti në Tiranë dhe e solli në jetë vajzën në kushte të mjerueshme.

Foshnja u gjet në gjendje të rëndë, por për fat mundi të mbijetonte. 20-vjecarja A.P po hetohet në gjendje të lirë për braktisje të foshnjes, ndërsa mikeshat e saj A. Ë., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe, po hetohen për moskallëzim krimi.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme