Kronika 8 August 2025, 10:54 Nga VNA

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO pa vendim për Ilir Metën. Çështja do të gjykohet nga gjyqtari i hetimeve paraprake.

Ndaje në Whatsapp
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO pa vendim për Ilir Metën.

Më kërkesë të avokatit të Ilir Metës, gjyqtari i Posaçëm Erion Bani shpalli moskompetencë dhe ia kaloi çështjen kolegut të tij Erjon Çela, që është gjyqtar i hetimeve paraprake.

Në seancë nuk ishin të pranishëm prokurorët e çështjes Arben Kraja e Sotir Kllapi, por prokurori i gatshëm Alfred Shehu. Ndërsa mungonte ish-presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit vuri në lëvizje GJKKO me kërkesë për zëvendësim mase sigurie. Tashmë me këtë vendim të Banit, seanca pritet të zhvillohet nga gjyqtari Çela brenda afatit ligjor. 

Ish-Presidenti Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokatët Kujtim Cakrani dhe Dylejman Karaj. Kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë u paraqit më 6 gusht, ndërsa avokatët argumentuan se nuk ekziston më rreziku që Meta të prishë provat, pasi hetimi është mbyllur dhe dosja është kaluar në gjykim.

Procesi për zëvendësimin e masës së sigurisë do të vazhdojë tani nga gjyqtari kompetent për këtë çështje.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme