Kronika 19 January 2026, 12:34 Nga VNA

Zvarritja e procesit në GJKKO / Me 13 akuza penale mbi shpinë, Erion Veliaj dhe avokatët e tij shfrytëzojnë çdo hapësirë për të shtyrë gjykimin paraprak

Ndaje në Whatsapp

Zvarritja e procesit në GJKKO / Me 13 akuza penale mbi shpinë, Erion

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i akuzuar për 13 akuza penale, duket se bashkë me ekipin e tij ligjor po shfrytëzon çdo hapësirë me qëllim që ta zvarrisë sa më shumë procesin gjyqësor paraprak në Gjykatën e Posaçme.

Avokatja kryesisht e caktuar nga gjykata për të mbrojtur interesat e Veliajt në mungesë të avokatëve, kërkoi kohë të njihet me aktet dhe leje që ta takonte atë në paraburgim. Por gjykata e rrëzoi kërkesën e saj. Më herët janë shtyrë 9 seanca paraprake, kryesisht për mungesë të avokatëve të kryebashkiakut.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij akuzohen për korrupsion dhe përfshirje në një skemë pastrimi parash. Të pandehur janë edhe 28 persona të tjerë, të afërm e bashkëpunëtorë të Ajola Xoxës, biznesmenë, ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka, si dhe OJF e shoqëri tregtare.

Seanca e sotme është duke vijuar, por nuk dihet nëse gjykata do ta marrë vendim për ta kaluar ose jo çështjen për gjykim në themel.

Veliaj ka vijuar me pretendimin se nuk është njohur me dosjen. Gjykata ka vendosur të mbyllë shqyrtimin, duke i konsideruar si abuzive kërkesën e avokatëve dhe mungesë vullneti për të paraqitur prapësimet.

Më vonë, gjykata ka revokuar vendimin, pas kërkesës së avokates kryesisht për të takuar Veliajn në burg dhe për të paraqitur prapësimet, dhe ka shtyrë seancën për më 2 shkurt.

 

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme