Kronika 2 November 2025, 14:36 Nga VNA

Kërcënuan me armë gjahu të riun në Tepelenë, shpallet në kërkim 19-vjeçari, procedohet një 20-vjeçar tjetër

Ndaje në Whatsapp
Kërcënuan me armë gjahu të riun në Tepelenë,

Policia e Tepelenës ka shpalur në kërkim një 19-vjeçar, ndërsa po heton në gjendje të lirë një 20-vjeçar pasi kërcënuan me armë gjahu bashkëmoshatarin e tyre.

Dy të rinjtë i kanë dëmtuar edhe makinën 23-vjeçarit, i cili gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë, pasi në makinë iu gjet një sasi kanabisi.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Libohovë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, pasi dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta i kanë dëmtuar automjetin dhe e kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër. Punohet për kapjen e 19-vjeçarit.

Gjithashtu, nisi procedimi penal dhe për shtetasin B. K., pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike cannabis.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme