Kronika 16 January 2026, 15:13 Nga VNA

Kërcënoi me hakmarrje autorët e vrasjes së të birit, procedohet për kanosje babai i të ndjerit Martin Çeço

Ndaje në Whatsapp

Kërcënoi me hakmarrje autorët e vrasjes së të birit,

Policia e Korçës ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj Nevzat Çeços, babait të Martin Çeços, pas deklaratave publike ku kërcënoi me vetëgjyqësi dhe hakmarrje tre personat e dyshuar për vrasjen e të birit, ngjarje kjo e ndodhur tre vite më parë.

Sipas njoftimit zyrtar, në hetim është marrë Nevzat Çeço, 70 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Bashkia Maliq. Procedimi penal u referua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq për veprën penale “kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”.

Ngjarja lidhet me reagimin e të moshuarit më 15 janar, pas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ndryshoi masën e sigurisë për tre të dyshuarit nga “arrest në burg” në “arrest shtëpiak”. Pas këtij vendimi, Nevzat Çeço deklaroi publikisht se do të hakmerrej ndaj tyre, duke kërcënuar se do t’i djegë me benzinë dhe më pas do të vetëflijohej, pasi nuk mund të pranonte lirimin e autorëve.

Policia bën me dije se kërcënimet janë të dokumentuara në një video të publikuar në rrjetet sociale. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme