Kronika 7 October 2025, 12:28 Nga VNA

Kërcënoi “me plumba” për këdo që dënonte nipin e tij/ Policia arreston Gjovalin Shkambin, xhaxhain tjetër të Elvisit

Ndaje në Whatsapp
Kërcënoi “me plumba” për këdo që

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në komisariat Gjovalin Shkambin, pas deklaratave të tij kërcënuese për gjyqtarin që do të dënonte nipin e tij, Elvis Shkambi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Punonjës të policisë kanë shkuar në banesën e 49-vjeçarit për t’i komunikuar dhe për të kryer shoqërimin. Pak më parë, VNA publikoi deklaratën e Gjovalin Shkambit, i cili kërcënonte se “kushdo që dënon nipin do të përballet me plumba, njëlloj si Astrit Kalaja”.

“Kur të dënojnë atë djalë, në sallë të gjyqit me plumba do të gjykohet. Se më ka prerë në besë shteti. Ia kam blerë shtetit. Nuk ka gjyqtar që e dënon. Do t’i hanë plumbat sikur i hëngri Astrit Kalaja!”, shprehej Gjovalin Shkambi.

Policia e Shkodrës njoftoi se ka ndërmarrë veprime operative dhe e ka shoqëruar Shkambin në komisariat, hetimet dhe veprimet proceduriale ndaj tij vazhdojnë.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme