Kronika 7 October 2025, 11:42 Nga VNA

Kërcënim i ri nga familjarët e Elvis Shkambit: Nëse dënohet, gjyqtari do të ketë fatin e Astrit Kalaja

Ndaje në Whatsapp
Kërcënim i ri nga familjarët e Elvis Shkambit: Nëse

Një tjetër kërcënim publik ka ardhur nga familjarët e Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Gjovalin Shkambi, xhaxhai tjetër i Elvisit, ka bërë një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar se nëse nipi i tij do të dënohet, gjyqtari që do të japë vendimin “do të përballet me plumba”.

“Prej 13 vitesh i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë: na ktheni pronën që e kemi blerë. Edhe ai gjyqtar që do të dënojë Elvisin ka të njëjtin shpërblim. Provat i kemi dhënë”, është shprehur Gjovalin Shkambi.

Mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të marrin masa ndaj kësaj deklarate, e cila nuk ndryshon nga ajo e bërë një vit më parë nga vëllai i tij.

Lexo gjithashtu

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme