Kronika 12 December 2025, 12:16 Nga VNA

“Kemi vënë para përgjegjësisë edhe kolegë”, Altin Dumani nga Durrësi: Korrupsioni prek të gjitha institucionet, mbi 70 policë të hetuar

Ndaje në Whatsapp

“Kemi vënë para përgjegjësisë edhe

Kreu në ikje i SPAK, Altin Dumani në një aktivitet të mbajtur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, theksoi se korrupsioni është një plagë që ka prekur të gjitha institucionet në vend.

Ai e nisi nga Prokuroritë, teksa tha se fatkeqësisht iu është dashur që të vënë para përgjegjësisë edhe kolegë të tyre, me të cilët, siç u shpreh Dumani, kanë pasur edhe raporte shoqërore.

Po ashtu, sipas Dumanit, edhe nga radhët e policisë në kaq vite funksionim të SPAK, janë hetuar dhe gjykuar mbi 70 efektivë policie, të cilët kanë rezultuar edhe pjesë të grupeve kriminale. Edhe një gjyqtar, shtoi Dumani, rezultoi i përfshirë në krim dhe është akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal.

“Korrupsioni është një plagë që prek të gjitha institucionet. Do ta filloja nga Prokuroria. Fatkeqësisht na është dashur t’i vëmë përpara përgjegjësisë edhe kolegët tanë, madje mund të kemi pasur edhe marrëdhënie shoqërore. Por kemi zbatuar detyrën. Për të ardhur edhe te policia. Në kaq vite SPAK, numri i policëve të hetuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale është mbi 70. Në këto vite, numri i policëve të hetuar për korrupsion apo vepra të tjera penale është mbi 70. Fatkeqësisht, në hetimet tona kemi konstatuar funksionarë të lartë policie, që madje janë deklaruar edhe fajtorë, si pjesë të organizatave kriminale apo grupeve të strukturuara kriminale. Nuk janë vetëm nga policia, por edhe nga gjyqësori. Një kemi një çështje kur një gjyqtari i është atribuuar edhe vepra penale si pjesëmarrje në organizatë kriminale. Por Policia e Shtetit, pavarësisht kësaj pjese e cila na ka rezultuar e implikuar në vepra penale, policia në masën absoute janë djem edhe vajza që janë të përkushtuar në punën e tyre dhe meritojnë respekt.”, u shpreh Dumani.

Dumani pritet të mbyllë 3 vjeçarin si kryeprokuror më 18 dhjetor, për t’ia lënë më pas stafetën Klodian Brahos, që u zgjodh një ditë më parë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme