Kronika 25 August 2025, 19:46 Nga VNA

Katër vatra zjarri ende aktive, në ndihmë edhe helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Ndaje në Whatsapp
Katër vatra zjarri ende aktive, në ndihmë edhe helikopterë

Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 vatra zjarri në vend, nga të cilat 6 janë shuar, ndërsa 4 mbeten ende aktive.

Situata më problematike paraqitet në zonën e Pishë-Poros në Vlorë, ku zjarri është përhapur me shpejtësi në një terren ranor pranë fshatit Delisuf, njësia administrative Novoselë. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në drejtim të fshatit Pishë-Poro. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e kufizuar, ndonëse në terren ndodhen 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, si dhe forca nga AdZM dhe bashkia.

Për të mbështetur operacionin, janë angazhuar edhe katër helikopterë, dy nga Forca Ajrore Shqiptare dhe dy të ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vatra të tjera aktive janë regjistruar në Parkun Natyror të Gërmenjit (bashkia Kolonjë), në fshatin Pezë Helmës (njësia administrative Pezë), dhe në fshatin Bogovë (bashkia Skrapar).

 

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme