Kronika 29 August 2025, 20:03 Nga VNA

Kanosi me armë punonjësit e hotelit në Borsh, Gjykata lë në burg pronarin 23-vjeçar  

Ndaje në Whatsapp
Kanosi me armë punonjësit e hotelit në Borsh, Gjykata lë

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pronarin 23-vjeçar të një hoteli në zonën e Borshit, Emanuel Shkëmbin, i cili akuzohet për kanosje me armë zjarri ndaj dy punonjësve të tij. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, kur Shkëmbi, pas një konflikti të brendshëm dhe banal, ka nxjerrë një armë tip pistoletë dhe ka kërcënuar punonjësit duke i vënë në rrezik serioz për jetën.

Seanca gjyqësore u mbajt ditën e djeshme nën drejtimin e gjyqtarit Ertil Meçaj. Prokurori i çështjes paraqiti provat dhe kërkoi që ndaj Shkëmbit të caktohej masa arrest me burg, gjë që u pranua edhe nga gjyqtari i çështjes. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit, duke vendosur që i pandehuri të mbahet në qeli deri në përfundimin e hetimeve.

Pas shpalljes së vendimit, Emanuel Shkëmbi u transferua menjëherë në drejtim të burgut të Fierit, ku do të vuajë masën e sigurisë. Burime pranë hetuesve bëjnë të ditur se armën e përdorur në ngjarje e ka pasur pa leje dhe pritet që ndaj tij të rëndojnë edhe akuza të tjera për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë, ku falë ndërhyrjes së policisë u parandalua përshkallëzimi i situatës. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për arsye banale. Hetimet mbi këtë rast pritet të zbardhin motivet që çuan në përshkallëzimin e konfliktit dhe rrethanat e sakta të kanosjes.

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme