Kronika 11 October 2025, 11:11 Nga VNA

Kanosi kryesekretaren e gjykatës, procedohet i moshuari në Fier

Ndaje në Whatsapp
Kanosi kryesekretaren e gjykatës, procedohet i moshuari në Fier

Një 75-vjeçar në Fier është proceduar në gjendje të lirë për shkak se gjatë një përplasje verbale me kryesekretaren e gjykatës së shkallës së parë, e ka kanosur dhe fyer atë.

Policia e Fierit thotë se ndaj këtij rasti ka nisur procedimi i lirë. Arsyeja e përplasjes ka qenë shtyrja e seancës gjyqësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 75 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore, ka kanosur dhe fyer Kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.” , njofton policia.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme