Kronika 6 August 2025, 12:41 Nga VNA

Kanosi familjarët me kallashnikov, arrestohet 41-vjeçari në Qerekë të Krujës

Ndaje në Whatsapp
Kanosi familjarët me kallashnikov, arrestohet 41-vjeçari në

Policia e Krujës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë janë njoftuar se një shtetas po kanoste me armë zjarri të tipit kallashnikov familjarët e tij, në banesën e tyre në fshatin Qerekë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet policore kanë organizuar veprimet dhe kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit E. V., 41 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, me të cilën dyshohet se ka kërcënuar familjarët, si dhe dy armë gjahu.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme ligjore ndaj shtetasit të arrestuar.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme