Kronika 26 August 2025, 09:27 Nga VNA

Kanos me armë dy punonjëset në lokalin e tij përfundon në pranga 26-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Kanos me armë dy punonjëset në lokalin e tij përfundon

Një konflikt për motive të dobëta në një hotel në Borsh ka degjeneruar në dhunë dhe kërcënime me armë zjarri. 26-vjeçari E. Sh., pronar i hotelit, ka kanosur me pistoletë dy punonjëset e tij, nënë e bijë, A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe. Situata është tensionuar edhe më tej, pasi babai i të riut, A. Sh., 56 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj njërës prej punonjëseve.

Pas konfliktit, një 76-vjeçar i identifikuar si P. B. dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit që u përdor për kërcënimin.

Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar me pasoja serioze. Autoritetet kanë nisur hetimet për rrethanat dhe përgjegjësitë e secilit të përfshirë.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme