Kronika 20 September 2025, 13:31 Nga VNA

Kanos drejtorin e spitalit të Durrësit, shoqërohet 5 orë në polici vëllai i Rrumit të Shijakut

Ndaje në Whatsapp
Kanos drejtorin e spitalit të Durrësit, shoqërohet 5 orë

Vullnet Muça alias Muharremi, vëllai i Aleksandër Lahos i njohur si Rrumi që mbeti i plagosur në atentatin te mbikalimi i Shkozetit më 1 nëntor 2019, është shoqëruar në policinë e Durrësit pas një debati dhe kanosje të drejtorit të spitalit rajonal Durrës.

Sipas burimeve, kanosja lidhet me një kërkesë që Muça i ka bërë drejtorit t’i punësonte mbesën. Pas përplasjes ai është shoqëruar dhe marrë në pyetje për 5 orë. Më pas është lënë i lirë, por po procedohet për akuzën e kanosjes për shkak të detyrës. Hetimet për ngjarjen janë duke vijuar, por pyetja që shtrohet është: a pati ndërhyrje për lirimin e tij?

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme