Kronika 16 January 2026, 14:26 Nga VNA

Kanë zhvilluar takime në paraburgimin e Durrësit, zbulohen dy emrat që mund të kenë ndihmuar Altin Ndocin për t’u arratisur

Ndaje në Whatsapp

Kanë zhvilluar takime në paraburgimin e Durrësit, zbulohen dy

Janë zbuluar emrat e dy personave që dyshohet se kanë pasur takime me Altin Ndocin gjatë qëndrimit të tij në paraburgimin e Durrësit. Bëhet fjalë për Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi, të cilët aktualisht po verifikohen nga grupi hetimor.

Ata pritet të pyeten fillimisht si persona që kanë dijeni mbi rrethanat e çështjes, por edhe si të dyshuar që mund të kenë ndihmuar në arratisjen e Ndocit. Mësohet gjithashtu se Gjyzeli dhe Kusi janë emra të skeduar më herët nga organet e drejtësisë.

Hetimet ndodhen ende në fazën paraprake dhe autoritetet po punojnë për të siguruar prova që do të përcaktojnë nëse këta persona kanë pasur rol aktiv në ngjarje apo jo.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur t’i lokalizojnë Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi për t’i marrë në pyetje.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme