Kronika 6 September 2025, 13:30 Nga VNA

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar vrasjen e Kristian Kolës, autorët e kanë pritur për disa minuta

Ndaje në Whatsapp
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar vrasjen e Kristian Kolës,

Kamerat e sigurisë kanë fokusuar momentin e vrasjes së Kristian Kolës në Shkodër dhe hetuesit janë duke analizuar karakteristikat trupore të ekzekutorëve. Referuar pamjeve filmike rezulton se motorri ku janë dy autorët e veshur me rroba të zeza dhe skafandër e ka pritur shënjestrën për minuta më radhë.

Kristian Kola ka ardhur me makinën e tij, ka parkuar dhe është ulur në lokal. Një moment është larguar dhe kur është kthyer personi që ndodhej pas në motorr i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë.

Klientët e lokalit largohen të tmerruar. Autorët janë larguar me pas në drejtim të Vaut të Dejës, përmes një rruge alternative dhe atje kanë humbur gjurmët. Lidhur me motivet policia po heton në Dukagjin prej nga është Kristian Kola.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme