Kronika 16 August 2025, 12:08 Nga VNA

Kamerat e lokalit zbardhin momentin e vrasjes së Erald Xhejos në Maliq: Viktima vuri përpara një karrige për t’u mbrojtur

Ndaje në Whatsapp
Kamerat e lokalit zbardhin momentin e vrasjes së Erald Xhejos në

Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg, Erald Xhejo.

Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës, ka xhiruar gomat dhe është larguar.

Ditën e ngjarjes, viktima së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur në berberanë në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja.

Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar.

Ai ka ndaluar ka dalë nga makina dhe kanë nisur në debatojnë ndërkohë që ka nxjerrë thikën. Viktima në këto kushte ka marë një karrike nga oborri i lokalit për t’u vetëmbrojtur duke e vendosur përpara trupit, por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë.  E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme